Instagram së shpejti do të vije me ‘Instagram Lite’, por vetëm për përdoruesit Android

Teknologji

Instagram së shpejti do të vije me ‘Instagram Lite’, por vetëm për përdoruesit Android

Më: 21 mars 2021 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Aplikacioni Instagram mori “Lite”, dmth një version më të vogël dhe më të lehtë në vitin 2018, por shpejt u tërhoq nga dyqani Google Play.

Megjithatë, duket se Instagram Lite do të “vijë në jetë” përsëri, me veçori të reja.

Sipas Facebook, ky aplikacion së shpejti do të jetë i disponueshëm për Android në 170 vende dhe do të marrë 2 MB. Ende nuk është planifikuar për iOS.

Karakteristikat e reja, të cilat nuk ishin të disponueshme në versionin e mëparshëm “Lite”, përfshijnë dërgimin e mesazheve të menjëhershme dhe regjistrimin dhe ngarkimin e videove.

Nick Brown, menaxheri i produktit në Instagram, tha se ata ende nuk kanë ndërmend të prezantojnë mundësinë e blerjeve në Instagram Lite.

Nuk do të jetë e mundur të përdoren as filtra për fytyrën AR, por ato mund të jenë gjithashtu të disponueshme menjëherë pas lëshimit të aplikacionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat