Sinopsisi "Bardh" - Bota Sot
Sinopsisi "Bardh"

Teatri

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Sinopsisi "Bardh"

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:16
Ilustrim

Drama ‘Bardh’ e dramaturgut kroat Dubravko Mihanovic është një tregim me dialog minimalistik të dy personazheve, të cilat janë Mjeshtri dhe Ndihmësi i tij që lyejnë me ngjyrë muret e një banese. Ata tentojnë të krijojnë një lloj komunikimi, duke filluar bisedën me temat e përgjithshme, futbolli, telashet familjare, për t’u futur ngadalë në pëkufizime për hapësirën që i rrethon dhe botën e tyre. Me dialog minimalist dhe jo-pretencioz, kuptojmë rutinën e jetës së tyre, përcjellim një afrim të dy personazheve, një ngjashmëri të tyre duke tentuar të futen në brendësinë e preokupimeve të njëri tjetrit.

Përmes marrëdhënjes arketip: mësues-nxënës, e dy njerëzve nga margjinat e shoqërisë, vepra sjell një tregim që trajton probleme ‘të mëdha’ shoqërore-sociale.

Bota jashtë dritares e cila ua tërhjek gjithnjë vëmendjen jep dimension tjetër botës së tyre të mureve që ngjyrosin dhe që duan t’i japin kuptim.

Drama ‘Bardh’ është shpërblyer në vitin 1998 me cmimin vjetor kroat  të Ministrisë së kulturës së Kroacisë.

Regjisor: Fatos Berisha, luajnë: Shpëtim Selmani dhe Tristan Halilaj, skenografia dhe kostumet: Arben Shala, përkthimi nga kroatishtja: Fatos Berisha.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test