Ema Andrea konkurron për drejtoreshë të Teatrit Kombëtar - Bota Sot
Ema Andrea konkurron për drejtoreshë të Teatrit Kombëtar

Teatri

E hënë, 21 maj 2018

Ema Andrea konkurron për drejtoreshë të Teatrit Kombëtar

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 12:02
Ema Andrea

Vetëm dy ditë pas shpalljes së konkursit nga ana e Ministrisë së Kulturës për drejtor të ri të Teatrit Kombëtar, pas mbarimit të mandatit të drejtorit aktual Hervin Çuli, aktorja dhe regjisorja Ema Andrea ka qenë e para që ka shpallur publikisht kandidaturën për këtë post në një studio televizive.

Nuk dihet nëse drejtori aktual do të rikandidojë për një mandat të dytë, por debatet e nisura mes Ministrisë së Kulturës dhe komunitetit të artistëve për zhvendosjen e teatrit tek hapësira e re e krijuar tek “Turbina”, duket se nuk do ta bëjnë të lehtë dhe zgjedhjen e drejtorit të ri. Një tjetër aktor që shpalli publikisht dëshirën për të kandiduar për këtë post është dhe Genc Fuga.

Ema Andrea është aktore dhe regjisore me një kontribut të veçantë në teatrin shqiptar ndër vite. Pedagoge në Akademinë e Arteve, ajo është e njohur shpesh për qëndrimet e saj ndaj çështjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me artin.

Hervin Çuli u zgjodh drejtor i teatrit në vitin 2014 pas një konkursi të hapur ku kandidatura e tij u shpall më e mirë nga e dy konkurrentëve të tjerë aktorit Laert Vasili dhe regjisorit Edmond Budina. Ndër reformat e para që ai bëri ishte vendosja e sistemit të kontratave të punës me aktorët, duke eliminuar një trupë të përhershme siç kishte funksionuar deri në atë kohë në teatër.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test