Teatri i Gjakovës merr emrin e Hadi Shehut - Bota Sot
Teatri i Gjakovës merr emrin e Hadi Shehut

Teatri

E enjte, 16 gusht 2018

Teatri i Gjakovës merr emrin e Hadi Shehut

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 14:14
Hadi Shehu

Kuvendi Komunal i Gjakovës ka vendosur që Teatri i Qytetit të marr emrin e aktorit Hadi Shehu.

Në këtë mbledhje  po ashtu është prezantuar raporti i punës së Ndërmarrjes Publike Ngrohtorja e Qytetit për vitin 2016, ku nga kryesuesja e bordit janë theksuar të arriturat kryesore, sfidat dhe menaxhimi i suksesshëm i kësaj ndërmarrje.

Ndër të tjera është përmendur se nga një borxh jashtëzakonisht i madh prej mbi 1 milion euro në vitin 2014, këtë vit borxhi është reduktuar në më pak se 300 mijë euro.

Ndërmarrja Publike Ngrohtorja e Qytetit është vlerësuar si një rast i suksesshëm i menaxhimit të mirë ku gjithashtu tashmë është hapur edhe tenderi nga Komisioni Evropian për ndërtimin e Ngrohtores së Re.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test