Në Zagreb, puhi e lehtë kulturo-artistike - Bota Sot
Në Zagreb, puhi e lehtë kulturo-artistike

Teatri

E hënë, 18 qershor 2018

Në Zagreb, puhi e lehtë kulturo-artistike

Nga: Prend Gjergjaj Më: 3 maj 2017 Në ora: 16:02
Shfaqja "Burri i gruas sime"

Se po vijnë kohë më të mira edhe për artin e kulturën shqiptare në Republikën e Kroacisë këtë e dëshmoi këto ditë edhe Teatri Mërgimtari nga Zagrebi, me premierën "Burri i gruas sime" të shkrimtarit të njohur kroat, Miro Gavran, që u shfaq të dielën e kaluar (30. 4.), në Teatrin e kukullave, në Zagreb.

Një grup entuziastësh e dashamirës të kulturës (në përgjithësi), e në veçanti të artit skenik, iu përvolën punës (provave intenzive) disa muajshe dhe me lojën e tyre brilante e me shumë sukses sollën para publikut artdashës këtë shfaqje simpatike (tema e së cilës i përket pothuaj krejtësisht postmodernes, sikurse edhe "risive", që ajo sjell me vete).

Ishte kënaqësi e veçanë të jem në premierë, ndaj përfitoj nga rasti të përgëzoj të gjithë trupin artistik; regjisorin e shfaqjes Leonard Hamitaj (që, njëkohësisht edhe interpretoi rolin e njërit nga burrat -Luka) si dhe aktoret Valentina Mrijaj (Eva), Amr Kadriju (Toni) e Vedran Koji? (violinisti), e të cilët, poashtu i përcjell një simbolikë ngase që të katërt vijnë (me origjinë) nga vende të ndryshme -Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kroaci.

Ishte ligësi rasti (vetëm rasti?!) mungesa (hiç -ndo- një përjashtim) e fytyrave më shumë a më pak të njohura publike nga komuniteti shqiptar, të cilët për fatin e lig të kulturës sonë, duket se (disa sish) aq kanë të bëjnë me kulturën sa që kanë telashe të mëdha  edhe vet fjalën kulturë ta shqiptojnë a ta shkruajnë drejt. Por, e "rëndësishme" -sipas tyre- që të tillët të "udhëheqin" jetën publike e institucionale shqiptare, këtu, respektivisht "me tapí" të qëndrojnë në krye të tyre.

Teatrit Mërgimtari sikurse edhe të gjithë njerëzve të kulturës e artit -anekënd Kroacisë, ju vihem në dispozicion dhe kësisoj ju ofroj gjithë ndihmën dhe përkrahjen time të parezervë, në cilindo aspekt të veprimtarisë së tyre, qoftë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test