Strugë, fillon edicioni i gjashtë i festivalit “DrimON” - Bota Sot
Strugë, fillon edicioni i gjashtë i festivalit “DrimON”

Struga

E premte, 17 gusht 2018

Strugë, fillon edicioni i gjashtë i festivalit “DrimON”

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 09:53
“DrimON”

Nën moton “Kulturë tani!” prej sot deri më 29 korrik në Strugë do të mbahet edicioni i gjashtë i festivalit për kultivimin e kulturës DrimON organizuar nga Iniciativa për aktivizëm kulturor të pavarur (IAKP).

Siç informojnë organizatorët, me këtë moto dëshirojnë të dërgojnë porosi të mos anashkalohet kultura dhe se duhet menjëherë të veprohet për ngritjen e saj.

“DrimON apelon për ngjarje kulturore edhe në provincë, për kulturën në kuarte në Strugë, demetropolizim, modernizim, interdisiplinë, interkulturë, autonomi artistike, për avancimin e institucioneve kulturore, për të drejtën për kulturë për të gjithë”, tha organizatori.

Programi pesëditësh i edicionit të sivjetmë është i pasur me promovime letrare, diskutime, koncerte muzikore, shfaqje teatrore, ekspozita. Në pesë ditët e festivalit janë paraparë punëtori të artit për fëmijë, promovim i librit “Jehona e lirisë” e Ana Jovkovska, ekspozita arti të Antoni Maznevski dhe Nikolla Raduloviç, zbulim i sekreteve të muzeut në bashkëpunim me muzeun “Doktor Nikolla Nezlobinski”, teatër në hije do të performojë shfaqjen “Mbreti i vogël”.

Festivali DrimOn organizohet nga Iniciativa për aktivizëm kulturor të pavarur IAKP Strugë, në bashkëpunim me qendrën për kulturë “Vëllezërit Milladinovci” mbështetur nga Ministria e Kulturës, përmes konkursit vjetor për projekte interdisiplinore, si dhe nga Fondacioni “Shoqëri e hapur” Maqedoni, për projektin “Platformë e përbashkët për kulturë – kulturë për të gjithë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test