Policia gjen eksploziv në një shtëpi në Veleshtë të Strugës

Struga

Policia gjen eksploziv në një shtëpi në Veleshtë të Strugës

Më: 7 prill 2018 Në ora: 14:08
Ilustrim

Zyrtarët policorë në Strugë mbrëmë gjatë një kontrolli në shtëpinë e vjetër të V.K (76) nga fshati Veleshtë i Strugës, kanë gjetur 10 granata dhe disa armë tjera.

Nga MPB informojnë se armët dhe ekspolzivi i gjetur janë dërguar në polici për procedurë të mëtejme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se po punojnë për të zbardhur këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat