Strugë, paditet qytetari i Gjeorgjisë për falsifikim parashë - Bota Sot
Strugë, paditet qytetari i Gjeorgjisë për falsifikim parashë

Struga

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Strugë, paditet qytetari i Gjeorgjisë për falsifikim parashë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mashtrim” dhe “falsifikim të parave”, policia e Strugës ka ngritur padi penale ndaj A.R (69) nga Gjeorgjia.

Siç njoftojnë nga MPB, i padituri veprat i ka kryer më 7 nëntor 2017 në këmbimoren në rrugën “Marshall Tito” në Strugë.

“Ai të punësuarit në këmbimore i ka kërkuar të këmbej para në shumë prej 60 mijë eurove. Duke shfrytëzuar këtë, i padituri të punësuarit i ka kthyer kartëmonedhë të falsifikuar prej 500 eurove dhe më pas është larguar”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test