Strugë, punëtorët e kolektorit pa pagesa që nga muaji prill - Bota Sot
Strugë, punëtorët e kolektorit pa pagesa që nga muaji prill

Struga

E mërkurë, 23 maj 2018

Strugë, punëtorët e kolektorit pa pagesa që nga muaji prill

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 16:22
Të punësuarit në njësinë punuese Kolektor në Strugë

Të punësuarit në njësinë punuese Kolektor në Strugë që është pjesë e ndërmarrjes së ujësjellësit publik Proakva, festat e fundvitit i presin me shtatë paga minus. Pagën e fundit kanë marrë në muajin prill.

Vonesë kanë edhe kontributet për sigurim pensional dhe shëndetësor. Punëtorët pothuajse të gjitha kontrollet mjekësore i kryejnë në mënyrë private.

Drejtori i Proakva për Strugën, Vait Ajro premton se gjatë periudhës së ardhshme gradualisht do të paguhen të gjitha pagat e mbetura, dhe çdo gjë do të zgjidhet në gjashtë muajt e parë të vitit 2018.

Përndryshe, në njësinë punuese Kolektor në Strugë punojnë rreth 70 persona.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test