Komuna e Strugës ka filluar ta mënjanoj deponinë problematike - Bota Sot
Komuna e Strugës ka filluar ta mënjanoj deponinë problematike

Struga

E enjte, 22 shkurt 2018

Komuna e Strugës ka filluar ta mënjanoj deponinë problematike

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 13:09
Mbeturinat

Kanal 5 raporton se komuna e Strugës ka filluar me zgjidhjen e problemit të deponisë, e cila shkaktoi reagime të qytetarëve.

Një pjesë e hedhurinave do të përzgjidhet, kurse pjesa tjetër do të dërgohet në deponinë e Shkupit në Drislla. Kryetari Ramiz Merko ka deklaruar se janë duke punuar në drejtim të transportimit të mbeturinave.

Në ndërkohë, ka përfunduar dokumentimi teknikpër ndërtimin e një deponie rajonale për të cilën janë siguruar 26 milionë euro nga IPA fondet. Në lidhje me këtë deponi, mbetet kontestuese çështja e lokalitetit pasi që komuna e Debarcës nuk lejon që deponia të ndërtohet në territorin e saj.

Ekspertët thonë se deponia do të sjell punësime dhe se nuk do të ketë pasoja për mjedisin jetësor, ndërkaq parashikojnë një vlerën prej 200 milionë euro për t’u ndërtuar ashtu siç duhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test