Pak femra trajnere në Kosovë, a thua nuk janë në nivel me meshkujt?

Sporti

Pak femra trajnere në Kosovë, a thua nuk janë në nivel me meshkujt?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 janar 2017 Në ora: 17:44
Shqipe Zogiani, Kimete Haliti, Vlora Jashari, Vildane Jashari e Afërdita Sadiku

Në gishta numërohen femrat që janë kryetrajnere në klubet e sporteve kolektive në Kosovë. Përveç Afërdita Fazliut që është përzgjedhëse e kombëtares së Kosovës, në klubet e futbollit nuk punon asnjë femër kryetrajnere! Në basketboll është e vetmja Kimete Haliti, kryetrajnere e Kastriotit nga Ferizaj, ndërsa në karate Shqipe Zogiani është te Ippon-i  dhe te ‘Vajzat e Dardanisë’ nga Prishtina dhe me licencë botërore. Në hendboll Vlora Jashari është në krye të Kastriotit të Ferizajt, sikurse edhe në volejboll Vildane Jashari te KV Kastrioti nga Ferizaj dhe Afërditë Sadiku, kryetrajner deri në fund të vitit 2016 te KV Ferizaj! Të gjitha këto punojnë edhe si profesoresha me përjashtim të Shqipe Zogianit menaxhere në Departament të Sportit të Kosovës dhe Kimete Haliti - arsimtare! Pak kryetrajnere femra dhe të gjitha të gjinia femërore. Pak femra trajnere, a thua nuk janë në nivel me meshkujt? Ato për gazetën kombëtare “Bota sot” shprehin brengat që kanë në profesionin e tyre. Shqipe Zogiani, e ndjen si privilegj por edhe si përgjegjësi. “Në vitin 2003 e kam themeluar klubin e vetëm të femrave në Kosovë ‘Vajzat e Dardanisë’ ku gjithashtu kam arritur të nxjerrë karateistet më të mira me të cilat është krenuar edhe Kosova edhe Shqipëria. Veçojë: Nishevci, Karaqi, Arifi, Bucaliu, Pakashtica e shumë të tjerë, ndërsa tek femrat, Krasniqi, Korpuzi, Veliu, Qerreti, Gashi, Peci dhe shumë e shumë tjera të cilat kanë lënë gjurmë me suksese të mëdha përveç Kosovës e kanë përfaqësuar edhe Shqipërinë. Kam shkallën më të lartë si trajnere me licencë botërore për luftëra, e cila ka qenë jashtëzakonisht...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat