Capello: Ronaldo do të jetë i paparashikueshëm

Sporti

Capello: Ronaldo do të jetë i paparashikueshëm

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 12:48

Trajneri i mirënjohur italian, Fabio Capello, mendon se sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, është i paparashikueshëm. Ronaldo është në formë të mirë dhe vlerësohet si shpirti i lojës së Real Madridit. “Ronaldo ka edhe tri vite të tjera në futboll. Ai do ketë edhe më shumë eksperiencë. Ai do të jetë i paparashikueshëm deri në moshën 34-vjeçare, por rekordi i golave vështirë se do thyhet”, ka thënë Capello. Ronaldo për 23 javë të kampionatit spanjoll ka realizuar 19 gola dhe është i dyti në listën e shënuesve, sa ka edhe Karim Benzema, ndërsa Luis Suarez i Barcelonëy kryeson me 20 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat