Ranieri zbulon sekretin e suksesit, meriton respekt në atë se çfarë thotë

Sporti

Ranieri zbulon sekretin e suksesit, meriton respekt në atë se çfarë thotë

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 22:11

Claudio Ranieri në një intervistë për gazetën italiane, Corriere della Sera, ka zbuluar sekretet e suksesit të Leicester Cityt këtë edicion.

Leicesteri ka disa javë që kryeson në Premierligë, ndërsa së fundi ka mposhtur Manchester Cityn në “Etihad Stadium”, për të vërtetuar se është njëri nga pretedentët për titull.

“Ideja ime është që së pari të gjithë lojtarët duhet të shërohen mirë, para se t’i kthehen stërvitjeve”, nis intervistën Ranieri për gazetën italiane.

“Në Angli loja gjithmonë është më intensitet të lartë”, shton ai.

Kur Leicesteri luan ndeshjet të shtunave, 64 vjeçari bën më dije se skuadra gjithmonë pushon të dielave, dhe për këtë jep arsyet.

“Nuk mendoj se kjo është një formulë e përkryer. Futbolli nuk është kimi, nuk ka rregulla universale, por duhet ditur si të merret më e mira nga grupi që keni”, tha Ranieri.

Ranieri vazhdon duke treguar se skuadra që tani ka arritur qëllimet e vëna para sezonit, ndërsa e përfundon duke thënë se në këtë kohë kur paratë janë gjithçka, Leicesteri po mundohet të jep pak shpresë për të gjithë.

“Ne po bëjmë mirë këtë edicion, edhe pse ekipet tjera nuk janë keq. Ju thashë lojtarëve të mi: Në këtë vit ose kurrë. Në një kohë kur paratë janë gjithçka, ne ju japim shpresë të gjithëve”, ka përfunduar Ranieri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat