Kloppi flet pas fitores ndaj Swansea

Sporti

Kloppi flet pas fitores ndaj Swansea

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 21:22

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për fitoren e skuadrës së tij në Anfield Road, ndaj Swansea.

Gjermani tha se fitorja ndaj Swansea ishte e vështirë, për shton se është krenar me lojtarët e tij, për lojën që bënë ata.

“Ishte vërtetë një ndeshje e vështirë për të dy ekipet. Swansea u mbrojt shumë mirë. Ata kishin disa probleme në disa nga ndeshjet e fundit, por ata ishin shumë kompakt sot, dhe treguan respekt për paraqitjet tona të fundit”, deklaroi Klopp.

“Kjo ishte ndryshe (nga 1:4 te City), por të marrësh rezultate të mira radhazi duhet të luftosh për atë. Unë jam krenar me lojtarët e mi. Është një rezultat i mirë në situatë të vështirë”.

“Ata nuk kishin shumë mundësi. Ne u mbrojtëm mirë”, shtoi Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat