Vushtrria humb edhe takimin e dytë në Ankara

Sporti

Vushtrria humb edhe takimin e dytë në Ankara

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 18:39

Skuadra e Vushtrrisë e humb edhe takimin dytë në Ankara dhe eliminohet nga rrethi i tretë i Challenge Cup në hendboll. Vushtrriasit të dy takimet i zhvilluan në Ankara dhe u mundën nga ekipin B.B Ankaraspor. Në takimin e kthimit Ankaraspor triumfoi me rezultat 35:22, ndërsa të shtunën kishte fituar me 37:28 dhe me rezultat të përgjithshëm 72:50 kualifikohen. Hendbollistët e Vushtrrisë u munduan me forcat e tyre, me gjithë dy humbjet, lanë përshtypje të mirë sa i përket angazhimit. Nikolla Abramoviç me 6 gola ka qenë më i miri te vushtrriasit, ndërsa te vendasit Pavlo Gnoyevyy u shqua me 9 gola dhe ishte më i merituari për fitoren bindëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat