Drogba: Kur unë luaja te Chelsea kishim shumë lider

Sporti

Drogba: Kur unë luaja te Chelsea kishim shumë lider

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 16:51

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, i vjen keq që ish-skuadra e tij, Chelsea nuk ka lider! Chelsea po kalon në një situatë të pakëndshme në Premier League, kurse në fazën e grupeve në Champions League është në vend të dytë me 10 pikë në grupin G. “Kur unë luaja te Chelsea kishim shumë lider jo vetëm në vitet e fundit por për shumë sezone. Ne kishim lojtarë si Frank Lampardin, Petr Cech, John Terry, unë, Michael Ballack, Michael Essien, Andriy Shevchenko, Claude Makelele - emra të mëdhenj, lojtarë të mëdhenj dhe me karakterë”, ka thënë Drogba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat