Shkëndija ia bën mat Vardarit

Sporti

Shkëndija ia bën mat Vardarit

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 15:26

Lideri i elitës së Maqedonisë, Vardari i Shkupit, ka pësuar fiasko nga skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës. Futbollistët e Shkëndijës luajtën si vendas dhe ia bën mat Vardarit, duke e deklasuar me rezultat 3:0, në takimin e zhvilluar në stadiumin Çair në Shkup. Shkëndija tani është me një këmbë në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë. Junior në minutën e 22-të kaloi në epërsi ekipin kuqezinj, ndërsa Ardian Cuculi shënoi gol të bukur dhe për 2:0 (42’). Radeski vulosi fitoren bindëse në minutën e 90+1 dhe i jep një qetësi ekipit të tij për takimin kthimit. Vardari pati dy futbollistë të përjashtuar, Nemanja në minutën e 26-të dhe Popov në atë të 40-tën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat