“Ronaldo është me mua, bashkë do të fitojmë!”

Sporti

“Ronaldo është me mua, bashkë do të fitojmë!”

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 08:55

Florentino Perez e konfirmoi si trajner i Realit, Rafa Benitez është i përqendruar te ndeshja e sotme ndaj Shakhtar, në Ukrainë, ku skuadra madrilene do të kërkojë “ilaçin” anti-krizë, pas dy humbjeve radhazi në La Liga, një prej tyre 4-0 kundër Barcelonës.

Trajner i Realit foli për marrëdhëniet me Ronaldon dhe për shanset e Realit për të fituar trofe në këtë sezon. Ja cilat kanë qenë temat e prekura nga Benitez gjatë konferencës për shtyp në Ukrainë.

“Reali është një skuadër e madhe. Në 14 ndeshjet e para të sezonit nuk pësuam asnjë humbje. Humbja me Barcelonës ishte e trishtë për të gjithë, e di diçka të tillë dhe më vjen shumë keq. Por ka vetëm një mënyrë për të dalë nga kjo situatë: t’i rikthehemi fitoreve. Jam i bindur se do t’ia dalim.”

“Është një futbollist i madh dhe thelbësor për Real Madrid. Nuk kam asnjë problem me të. Bashkë do të fitojmë. Nëse futbollistët nuk do të ishin nga krahu im nuk do të mbyllnim ato 14 ndeshje pa humbje dhe nuk do të kualifikoheshim në Champions dy ndeshje para kohe. Unës po stërvit profesionistë shumë të aftë, cilësorë dhe së bashku do të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat