Flet djaloshi që hedhi gurin ndaj Serbisë

Sporti

Flet djaloshi që hedhi gurin ndaj Serbisë

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 13:54

Marsel Qeleshi, 18 vjeçari që qëlloi me gur mbi autobusin e Serbisë, la bërë të ditur se këtë veprim e kishte menduar më parë.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, 18 vjeçari tregon me detaje se çfarë ndodhi më 8 Tetor, në momentin që në Tiranë mbërrimi skuadra serbe, e deri në momentin që ai u kap nga policia.

“Cila ishte arsyeja që ata na gjuajtën ne në fillim në Beograd?” kjo është pyetja që Marsel Qeleshi shpreh që në fillim të bisedës së tij, ndërsa shton më tej se ndaj serbëve donte të merrte hak 100 fish.

Ndërsa, për fitoren e Kombëtares Shqiptare ndaj Armenisë, ai shprehet vetëm me dy fjalë: “E merituam”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat