Prishtina dhe Vushtrria synojnë fitore

Sporti

Prishtina dhe Vushtrria synojnë fitore

Nga: K.G. Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:39

Në ndeshjet e javës së 6-të në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkuj), nuk veçohet ndonjë kryendeshje. Prishtina si vendas pret fitore të lehtë kundër rivalit të vjetër, Trepçës, ndërsa Vushtrria synon dy pikë në Gjilan ndaj Dritës. Në javën e 6-të (meshkuj) takohen - e shtunë: Samadrexha-Zhegra (19.00, Drenica-Vëllaznimi (19.00), të dielën: Prishtina-Trepça (16.00), Drita-Vushtrria (17.00) dhe Besa Famiglia-Kastrioti (me 14-15 tetor). Te femrat, java e pestë, takohen-e shtunë: Drita-Prishtina (13.00), KEK-u-Trepça (14.30), Kastrioti-Vëllaznimi (17.00), të dielën: Istogu-Shqiponja (14.00) dhe Vushtrria-Samadrexha (17.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat