Serbia, asnjë stërvitje në Tiranë dhe Elbasan

Sporti

Serbia, asnjë stërvitje në Tiranë dhe Elbasan

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 08:12

Serbia tërësisht e izoluar në Shqipëri. Kombëtarja serbe do të mbërrijë në Tiranë nën masa të rrepta sigurie dhe madje nuk do të zhvillojë as dhe një seancë stërvitore në tokën shqiptare. Sport News ka mundur të mësojë se kundërshtarët tanë në ndeshjen e 8 Tetorit do të evitojnë madje dhe stërvitjen e zakonshme përpara sfidës, duke mënjanuar jo vetëm “Elbasan Arenën” por dhe “Qemal Stafën”. Serbia pritet të mbërrijë në kryeqytet në orën 17:50 të kësaj të mërkure dhe autobusi i vënë në dispozicion të Kombëtares së Curcic do të presë këtë përfaqësueses që në momentin e zbritjes nga avioni ndërsa dalja do të bëhet nga porta VIP, që do të jetë nën masa të rrepta sigurie.

Ndërkohë që në momente të caktuara do të ketë dhe bllokime të segmentëve të caktuar rrugorë si pasojë e masave të marra për ruajtjen e Kombëtares Serbe. Kundërshtarët tanë do të akomodohen në Hotel Sheraton, ndërkohë që në orën 19:30 kanë programuar konferencën për mediat, por jo Hotelin ku do të qëndrojnë por në Hotel Rogner dhe stafi teknik dhe lojtarët që do të dalin përpara mediave do të shoqërohen nga një makinë e poscame dhe forca të shumta të rendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat