Barcelona e dërgon çështjen Turan, në Gjykatën e Arbitrazhit

Sporti

Barcelona e dërgon çështjen Turan, në Gjykatën e Arbitrazhit

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 22:54

Skuadra e Barcelonës është duke e menduar dërgimin e rastit të Arda Turan në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, shkruan AS.

FIFA, ia ripërsëriti Barcelonës vendimin se Arda Turan dhe Alex Vidal, nuk do të mund të paraqiten deri më 4 janar, ndërsa kjo gjë i ka shtyer katalunasit që çështjen t’a dërgojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Në rast se Gjykata e Arbitrazhit i jep të drejtë Barcelonës, Turan mund t’a bëjë debutimin në nëntor.

Barcelona gjithashtu do të kërkojë nga kjo gjykatë t’i pranojë lojtarët e transferuar nën moshën 18 vjeçare, të cilët sipas ligjeve të FIFA-së, nuk po lejohen të luajnë apo stërvisin në ambientet e ‘La Masias’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat