Tadiq i befason serbët për ndeshjen me Shqipërinë

Sporti

Tadiq i befason serbët për ndeshjen me Shqipërinë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:03

Dushan Tadiq, mendon se gjyqtari italian, Nicola Rizzoli, do të tregojë profesionalizmin e tij në ndeshjen e 8 tetorit, Shqipëri – Serbi Mesfushori 26 vjeçar i Southamptonit, Dushan Tadiç, mendon se gjyqtari italian, Nicola Rizzoli, do të tregohet profesionalist dhe nuk do të ndihmoi skuadrën e Gianni De Biasit.

Mediat serbe, janë duke raportuar se Nicola Rizzoli është italian, ashtu si Gianni de Biasi, dhe sipas tyre do ta ndihmojë bashkëkombësin e tij.
“Ai më ka gjykuar mua në Europa League dhe është një gjyqtar i mirë, kështu që nuk besoj se do të ndikojë në favor të Shqipërisë vetëm sepse Shqipëria udhëhiqet nga një bashkëkombës i tij”, ka deklaruar Tadiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat