Deklarata për shtyp e Tiranës: Muça i paprekshëm!

Sporti

Deklarata për shtyp e Tiranës: Muça i paprekshëm!

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 08:58

Humbja me Partizanin në derbi ka krijuar një situatë të pakëndshme te Tirana, madje fjalët e përhapura në mediat sportive për lëkundjen e pozitave të Shkëlqim Muçës i kanë detyruar drejtuesit bardheblu që nëpërmjet një deklarate për shtyp t’i japin përkrahjen maksimale trajnerit për të vijuar punën i pandikuar nga zërat që qarkullojnë në shtyp.

“Duke marrë parasysh fjalët e thëna apo të shkruara në mediat sportive pas ndeshjes me Partizanin, KF Tirana dëshiron të sqarojë opinionin publik për një cështje delikate. Aludimet dashakaqe për pozicionin e lëkundur të trajnerit Shkëlqim Muca janë absolutisht të pavërteta. Afatet e vendosura nga mediat sportive për një largim të paracaktuar të trajnerit të skuadrës janë vetëm fantazi gazetareske. KF Tirana ka rikthyer në shtëpi trajnerin Shkëlqim Muca, duke i besuar një projekt afatgjatë ambicioz dhe për asnjë moment nuk është vënë në diskutim pozicioni i tij. Pas një rezultati aspak të pëlqyer në ndeshjen e fundit, aludimet dashakeqe kanë provuar të dëmtojne klubin bardheblu nëpërmjet mediave të caktuara apo gazetarëve që mbrojnë interesa të individëve të vecantë. KF Tirana nuk i lejon të pavërtetat dhe mbron fort të gjithë ata që janë pjesë e familjes se madhe bardheblu. Trajneri Shkëlqim Muca ka besimin e plotë të klubit për të vijuar punën me skuadrën. Klubi po bën dhe do të bëjë gjithcka për t’i mundësuar trajnerit dhe lojtarëve kushtet ideale për të punuar për realizimin e objektivave” – përfundon deklarata për shtyp e Tiranës, në lidhje me pozicionin e trajnerit Shkëlqim Muca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat