Bendtner: Shqiptarët festuan sikur të kishin fituar

Sporti

Bendtner: Shqiptarët festuan sikur të kishin fituar

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 10:24

Sulmuesi i Danimarkës, Nicklas Bendtner, ka mundur të jetë njeriu kryesor për danezët por në fund Lorik Cana ia mohoi golin duke ia bllokuar goditjen.

I dëshpëruar pas përfundimit të ndeshjes dhe që përfaqësuesja e tij nuk arriti fitore, Bendtner ka kritikuar shqiptarët.

Sulmuesi i Wolfsburgut gjerman, ka thënë se janë të dëshpëruar pas këtij barazimi, ndërsa sipas tij shqiptarët kanë festuar për barazimin sikur të ishte fitore.

“Shqiptarët festonin pas ndeshjes sikur e fituan ndeshjen. Normalisht që jemi të dëshpëruar, sepse e kërkonim fitoren. Na mbetet që të marrim pikë në ndeshjet e ardhshme”, ka theksuar Bendtner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat