Pato afër klubit të Premier League

Sporti

Pato afër klubit të Premier League

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 09:15

Sulmuesi i Corinthiansit, Alexandre Pato është gjithnjë e më afër transferimit në Premier league.
Menaxheri i tij ka mbërritur në Londër për të negociuar me Tottenhamin.

Klubi nga “White Hart Lane”, ka kthyer vëmendjen tek Pato, pas vështirësive për transferimin e një tjetër objektivi, Saido Berahino, ka bërë të ditur “Globoesporte”.

Pato është në kërkim të një skuadre të re pas vendimit për largim nga Corinthians.
Pato ka gjetur formën e tij më të mirë në futbollin brazilian dhe dëshiron të kthehet sërish në Evropë, ku kishte luajtur për më shumë se 4 edicione në Sere A te skuadra e Milanit.
Për Paton po ashtu interesim ka edhe nga disa skuadra tjera të Serie A, ndër to edhe ajo e Lazios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat