Raikkonen: Kam pasur disa zhgënjime

Sporti

Raikkonen: Kam pasur disa zhgënjime

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 16:32

Piloti i Ferrarit, Kimi Raikkonen, ka thënë se ka pasur disa zhgënjime në këtë edicion në Formula 1, por fajin nuk ia hedh vetes. Sipas tij, drejtuesve të klubit iu takon të vendosin për të. “Kam edhe një vit kontratë, por i takon drejtuesve të vendosin për të ardhmen time”, tha finlandezi. “Unë jam ende i shpejtë dhe kam motivimin për të vazhduar karrierën time. Do ta mbyll me garat dhe do të qëndrojë në shtëpi në momentin që nuk do të ndihem më i shpejtë apo nuk do të kem më të njëjtin pasion. Kam pasur disa zhgënjime në këtë sezon, por nuk i vë faj vetes”, tha Raikkonen, që klasifikohet i pesti me 76 pikë, kurse Lewis Hamilton kryeson me 202 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat