Në shënjestër Rusia

Sporti

Në shënjestër Rusia

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 18:54

Një hetim i gjerë i realizuar nga “Sunday Times” dhe transmetuesi televiziv gjerman ARD/WRD gozhdon IAAF, Federatën Ndërkombëtare të Atletikës dy javë para zgjedhjeve presidenciale ku do të zgjidhet pasuesi i Laminë Diack, me britanikun Sebastian Coe dhe Sergey Bubka që do të garojnë për të marrë një nga poltronat më të rëndësishme në botën e sportit. Sipas hetimit në fjalë 12 000 teste gjaku, që i përkasin rreth 5 mijë atletëve, tregojnë në fakt “mashtrime të jashtëzakonshme nga atletët në eventet e mëdha”.

Të dhënat i përkasin IAAF, por një infortmator ua ka dhënë ato dy shkencëtareve të nivelit ndërkombëtar, australianëve Robin Parisotto dhe Michael Ashenden. Sipas dy ekspertëve të mëdhenj të anti-dopingut ky databat i jashtëzakonshëm zbulon se një e treta e medaljeve, plot 146 përfshirë këtu edhe 55 të arta, të Botëroëve apo Olimpiadave të zhvilluara që nga 2001 deri në 2010 janë fituar nga atletë me vlera të dyshimta që ndikojnë se kanë përdorur doping.

Për të hyrë më në detaje nga rezultatet e analizave të gjakut të 800 atletëve kanë evidentuar rezultate anormale dhe 10 medalje të Londër 2012 janë fituar nga atletë me vlera të dyshimta . Në epiqendër të sistemit të dopingut është Rusia me mbi 80 % të medaljeve të fituara nga atletë me teste anormale të gjakut, por del në pah edhe fenomeni Kenia me 18 medalje të diskutueshme. Ekspertët australianë thanë se rezultatet me të cilat janë përballur janë të frikshme, shumë atletë përdorin doping pa u dënuar dhe akuzuan IAAF se nuk ka reaguar ndaj fenomenit duke mbyllur sytë dhe atletika është tani në të njëjtën pozitë që ishte çiklizmi në epokën e Armstrong.

Presidenti i WADA-s , agjencisë botërore të anti-dopingut që nga Kuala Lumpuri i Malajzisë e komentoi cështjen duke deklaruar- “Jam shumë i shqetësuar, këto akuza kërkojnë menjëherë një kontroll dhe të dhënat në fjalë do ti dorëzohen menjëherë një komisioni të pavarur për hetime më të hollësishme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat