Simeone: Po bëhemi më të fortë

Sporti

Simeone: Po bëhemi më të fortë

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 13:51

Trajneri i Atletico Madridid, Diego Simeone në prag të sezonit të ri është optimist se skuadra e tij është duke u bërë gjithnjë e më e fortë, duke luajtur në sisteme të ndryshme.

Përkundër që në ndeshjet e para sezonale nuk kanë bërë paraqitjet në nivelin më të lartë trajneri argjentinas është shprehur se edhe në formacionin 4-3-3 ishin mjaft të mirë, raporton Goal.com.

“Jam i lumtur sepse ekipi është duke u rritur, ata u kombinuan shumë mirë. Ndjenja është e mirë, ne provuam që të luajmë në sisteme të ndryshme nga ajo që jemi mësuar të luajmë më parë, në fillim na kushtoi, por më pas gjithçka ishte në rregull”, ka thënë Simeone.

Ai më tutje ka shtuar: “E dimë se ekipi mund të përmirësohet ende me Vietto, Angel Correa, Oliver Torres ose me Yannick Ferreira Carrasco. Ata duhet të rriten shumë me ne. Ata duhet të përmirësohen në aspektin taktik të lojës, por asnjëherë nuk duhet ta humbin talentin. Na duhet ai talent që të fitojmë ndeshje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat