City vëzhgon nga afër talentin Donis Avdijaj

Sporti

City vëzhgon nga afër talentin Donis Avdijaj

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 07:04

Manchester City ka ndjekur nga afër talentin shqiptar të Schalke 04, Donis Avdijaj, por që momentalisht është i huazuar te Sturm Graz.

Sipas raporteve nga Britania, Manchester City ka dërguar vëzhgues për të ndjekur nga afër 18-vjeçarin në ndeshjen e Ligës së Evropës në mes të Sturm Graz dhe Rubin Kazan.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat pozitiv për ekipin rus, por në këtë ndeshje Avdijaj arriti të shënojë një super gol. Avdijaj e përfundoi ndeshjen para kohe pasi në fund të ndeshjes morri dhe kartonin e dytë të verdh, kështu që ishte i detyruar të lë fushën.

Avdijaj posedon cilësi të mëdha, por pika ku duhet të përmirësohet është disiplina, pasi ai njihet si një lojtar pak problematik si në fushë ashtu dhe jashtë saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat