Shaqiri e ka edhe një mundësi!

Sporti

Shaqiri e ka edhe një mundësi!

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 11:35

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, vërtet do të ketë shumë vështirë të vendos për të ardhmen e tij, megjithëse së fundit flitet se mund të kalojë në ekipin e Bundesliga I, Schalke 04. Shaqiri duket se me Interin vetëm i ka mbetur edhe çështje kohe dhe të ndahen edhe zyrtarisht, por me këmbëngulje e kërkon Stoke nga Premier League, e cila duket se i ka dhënë edhe një mundësi Shaqës që të mendoj për ofertën e tyre. Mesfushori shqiptar më nuk ka vend te Interi pasi që në pesë miqësoret sa i ka zhvilluar ekipi i Roberto Mancinit, Shaqiri nuk ka luajtur as edhe një minutë. Stoke i kishte ofruar Interit për Shaqirin 12 milionë funte, por shaqa nuk e dëshironte këtë skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat