Mancini: Nuk shqetësohem as për mungesën e golave

Sporti

Mancini: Nuk shqetësohem as për mungesën e golave

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 19:14

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, nuk e merr afër zemrës humbjen e thellë me rezultat 3:0 nga Real Madridi, në turneun që po mbahet në Kinë. Mancini nuk shqetësohet që në tri ndeshje sulmuesit e tij nuk shënuan asnjë gol, por pësuan pesë gola (0:1 nga Bayerni, 0:1 nga Milani dhe 0:3 nga Reali). “Nuk jemi të lumtur për rezultatin, por jam i kënaqur me paraqitjen në pjesën e parë. Rezultatet nuk janë pozitive, por jemi përmirësuar në çdo ndeshje. Nuk shqetësohem as për mungesën e golave. Kur gjërat të jenë më serioze, Interi do të jetë aty”, ka thënë Mancini, i cili po punon në evitimin e gabimeve që po shfaqen në disa reparte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat