Valdes refuzon Valencian për të qëndruar te United

Sporti

Valdes refuzon Valencian për të qëndruar te United

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 15:45

Victor Valdes raportohet se ka refuzuar mundësinë për t’u rikthyer në Spanjë me Valencian të interesuar për të shërbimet e tij.

Ish-portieri i Barcelonës iu bashkua Manchester United sezonin e kaluar, ku deri tash ka shërbyer si mbulesë për portierin e parë, David de Gea.

Megjithatë, me De Gea që lidhet me një largim drejt Real Madridit, pozita e portierit të parë në Old Trafford mbetet e hapur.

Valdes, i cili bërë vetëm dy paraqitje me ekipin e parë të Djajve të Kuq, thuhet se dëshiron t’ua shpërblejë besimin drejtuesve të klubit, dhe të luftojë për pozitën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat