Rekord botëror, Fixhi mund 38-0 Mikronezinë

Sporti

Rekord botëror, Fixhi mund 38-0 Mikronezinë

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 08:53

Rekord i ri botëror në futboll për rezultatin më të thellë të regjistruar ndonjëherë. Në një ndeshje eliminatore për Olimpiadën e Rios në zonën e Oqeanisë, kombëtarja e 23-vjeçarëve të Fixhit, arriti të fitojë 38-0 ndaj Mikronezisë duke thyer rekordin e mëparshëm të Australisë, që kishte mundur 31-0 Ishujt Samoa, që nga tani e mbrapa nuk janë më në listën e zezë të rekordeve. Kombëtarja e ishullit prej 135 mijë banorësh të Mikronezisë, i shpëtoi rekordit negativ vetëm dy ditë më parë kur u mund 30-0 nga Tahiti, por përballë Fixhit, në Port Moresby ndeshja pati një rezultat akoma më të thellë.

Goli i parë u shënua që në minutën e parë nga Wasala, ndërkohë që në minutën e 12-të shifrat ishin 7-0. Kombëtarja e Mikronezisë arrin të reagojë duke ruajtur për plot 10 minuta të paprekur portën, gjithsesi deri në vërshëllimën e fundit të pjesës së parë, Fixhi arriti të realizojë dhe 14 gola të tjerë duke dashur të marrë vendin e parë në grup me golavarazh më të mirë se Tahiri. Trajneri i Mikronezisë zëvendësoi dhe portierin në fundin e pjesës së parë me shpresën se do të pësonte më pak gola, zgjedhje që në fakt rezultoi e drejtë pasi në fraksionin e dytë Mikronesia pësoi vetëm 17 gola, 4 më pak se në fraksionin e parë. Ndërkohë që sulmuesi i Fixhit, Atonio Tuivuna ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 10 gola

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat