Kastrati e Stromsgodset i gëzohen fitores

Sporti

Kastrati e Stromsgodset i gëzohen fitores

Nga: K.Goca Më: 5 korrik 2015 Në ora: 19:35

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Flamur Kastrati, me ekipin e tij, Stromsgodset, ia dolën të fitojnë me rezultat bindës 4:1 ndaj Viking-ut, në ndeshjen e javës së 15-të të Kampionatit të Norvegjisë. Kastrati luajti në dy minutat e fundit dhe iu gëzua trepikëshit me Stromsgodset, kurse Zymer Bytyqi luajti nga minuta e 54 për Viking-un, por nuk iu shkoi ndoresh. Viking renditet në vend të pestë me 25 pikë, një më shumë se Stromsgodset që qëndron një pozitë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat