Fundjavë me automobilizëm në Shalë

Sporti

Fundjavë me automobilizëm në Shalë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 17:02

Pas dy garave rrethore, në Prizren e Gjakovë, Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon me garat e disiplinës malore.

Në këtë fundjavë garuesit tanë do ta sprovojnë veten në Shalë të Bajgorës, shteg i cili vlerësohet ndër më të mirët në vendin tonë. Kjo është gara e tretë malore për këtë vit, pas atyre që u zhvilluan në Prevallë dhe Grashticë.

Paraprakisht, Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe Ministrinë e Infrastrukturës janë përkujdesur që shtegu të jetë në gjendje sa më të mirë, me ç’rast është intervenuar në sanimin e gropave dhe vendosjen e rrethojave në vendet ku parashihet rrezik për garuesit.

Garat malore për shumicën e dashamirëve të automobilizmit vlerësohen si më atraktive, prandaj Shala do të jetë një rast i mirë për adhuruesit e shpejtësisë që të kalojnë një ditë, në të cilën adrenalina e garuesve sigurisht do të jetë në nivel shumë të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat