Shaqiri, përmes Stoke te një klub që luan në Ligën e Kampionëve?

Sporti

Shaqiri, përmes Stoke te një klub që luan në Ligën e Kampionëve?

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 20:08

Xherdan Shaqiri mund të nënshkruajë për Stoke Cityn me kusht që menjëherë të futet në listën e largimeve.

Mesfushori shqiptar refuzon të largohet nga Interi për të nënshkruar për klubin anglez për 12 milionë funte, edhe pse Stoke dëshiron ta bëjë lojtarin më të paguar, me përfitime prej 60.000 funtesh në javë.

Të qenit pjesë e Bayern Munichut që fitoi tripletën dhe pastaj Interit, 23-vjeçari e konsideron si hap prapa në karrierën e tij kalimin te Stoke.

Mirëpo, klubi anglez ka një plan të mirë për shqiptarin. Ata do t’i thonë se do ta transferojnë menjëherë te një klub që luan në Ligën e Kampionëve, pasi të pranojë të nënshkruajë për ta.

Roberto Mancini nuk e konsideron Shaqirin lojtar të rëndësishëm për skuadrën e tij, ndërsa ai do të bëhej kryesori nëse shkon te Stoke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat