Kjo do të jetë skuadra e Barcelonës, "blindohen" futbollistët

Sporti

Kjo do të jetë skuadra e Barcelonës, "blindohen" futbollistët

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 12:36

Mediat katalonase kanë publikuar skuadrën e Barcelonës e cila pritet të jetë për edicionin e ri. Në të gjitha pozicionet Barcelona duket shumë e fortë dhe se në të gjitha repartet i ka ruajtur lojtarët e saj.

Vetëm në krahun e djathtë të mbrojtjes tre futbollistë do të garojnë për një vend të titullarit. Pesë qendërmbrojtës të njohur do të luftojnë për dy vene të titullarve në skuadër. Alba e Adriano do të jenë sfidues në garë për mbrojtësin e majtë.

Edhe në mesfushë ka lojtarë të denjë, ndërsa Arda Turan pritet të jetë alternativa e re e skuadrës. Sulmi është ai i frikshem me MSN në sulm dhe Pedron nga banka rezervë.

Lajm i mirë për Barcelonën është "blindimi" i futbollistëve pasi që të gjithë kanë kontrata afatgjata me skuadrën. I vetmi që është në fundin e kontratës është braziliani, Rafinha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat