Të rregullohen standardet mes klubeve dhe futbollistëve

Sporti

Të rregullohen standardet mes klubeve dhe futbollistëve

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2015 Në ora: 18:48

Një numër i madh i futbollistëve mendojnë se ku do të luajnë në edicionin e ri. Disa prej tyre po shikojnë ofertat dhe synojnë të luajnë në ekipet që kanë financa më të mira dhe pretendimet edhe për titullin e kampionit. Sulmuesi më përvojë, Berat Hyseni, së fundi luajti për Trepçën ’89, ka disa oferta, por ende nuk është përcaktuar për të ardhmen e tij. Ai për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se i ka përfunduar kontrata me Trepçën ’89 dhe është duke i analizuar të gjitha ofertat.

“Kam mbaruar kontratën njëvjeçare me ’89-shin, pas asaj kam biseduar pak me Ilir Bojkun, zyrtar në klub, por ai tani është në pushime dhe të shohim se sa do të kenë ata dhe unë interes për më tutje, pra me vazhduar bashkëpunimin”, ka thënë Hyseni. Sulmuesi ka treguar edhe për ofertat që ka.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat