Feta Musa: ‘Bota sot’ dhe z. Xhevdet Mazrekaj do të skaliten në kujtesën tonë

Sporti

Feta Musa: ‘Bota sot’ dhe z. Xhevdet Mazrekaj do të skaliten në kujtesën tonë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2015 Në ora: 10:50

Profesor Feta Musa, një njeri që tërë jetën ia kushtoi sportit veçmas sportit të skitarisë. Trajner që nxori një brez të shkëlqyeshëm të skiatorëve në vitet e 70-ta dhe të 80-ta e që bën mrekulli në atë periudhë. Prof. Musa uroi 20-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot” dhe editorin e saj, z. Xhevdet Mazrekaj, për punën e jashtëzakonshme që ka bërë. Shfrytëzoi rastin, që në kremtimin e 20-vjetorit të gazetës ‘Bota sot’ të uroj këtë ditë madhështore jo vetëm jubilare, por mbi të gjitha festë dhe përkujtesë gjithëkombëtare jo vetëm kosovare.

‘Bota sot’ ishte dritare në errësirën e imponuar në radhë të parë për Kosovën, lexuesit e saje anembanë botës dhe të diasporës dhe kudo që jetojnë bashkëkombësit tanë. Gazetarët dhe udhëheqësit e gazetës bënë atë më të mirën shumë e shumë vite deri në ditët e sotshme të lirisë për të cilën gjë kontribuoj gazeta dhe njerëzit të cilët punuan në të. Prandaj, gazeta ‘Bota sot’ me kontributin e dhënë të jashtëzakonshme të familjes Mazreku në radhë të parë Xhevdetit ishte dhe do të skalitet në kujtesat tona si edhe koha e rilindasve shqiptarë të shekullit 19-të dhe kontribuuesve kombëtare. Urime përvjetori i 20 i gazetës ‘Bota sot’, gazetë më e madhe për shumë kohëra ndër ne”, shkruan Feta Musa, duke uruar edhe shumë e shumë përvjetorë të gazetës më të madhe shqiptare, ‘Bota sot’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat