Xhaka: ‘Bota sot’ meriton çdo lëvdatë

Sporti

Xhaka: ‘Bota sot’ meriton çdo lëvdatë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2015 Në ora: 10:22

Ragip Xhaka është prindër i dy futbollistëve, Granitit e Taulantit, të cilët me lojërat e tyre po mahnitin jo vetëm botën sportive. Graniti luan për Mönchengladbach-in dhe është anëtar i kombëtares së Zvicrës dhe Taulanti luan për kampionin zviceran, Baseli dhe është pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Ragipi tha se ‘Bota sot’ po bën punë të madhe në afirmimin e vlerave shqiptare në përgjithësi.

“Urime 20-vjetori i gazetës ‘Bota sot’. Kjo gazetë meriton çdo lëvdatë si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, sepse kontribuoj në lajmet e sakta edhe gjatë luftës, pastaj pas mbarimit të luftës në Kosovë. ‘Bota sot’ dha një kontribut shumë të madh për sportistët shqiptar që gjenden në diasporë sidomos në Zvicër. Kishte kontakte të vazhdueshme me ta, i ka përcjellë gjendje e tyre, kështu që u bë shumë e afërme me sportistët e diasporës.

Unë në emrin tim personal falënderoj gazetarin Kemajl Goca, i cili për çdo moment njoftojë opinioni e sportit me materiale dhe intervista. Kemajli bëri edhe punë shumë të mirë duke i bërë intervistë Taulant dhe Granit Xhakës të cilët e falënderojnë nga zemra për punën e palodhshme që bëri për gazetën ‘Bota sot’. Urime, urime 20-vjetori i gazetës ‘Bota sot’, tha Ragipi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat