Beba: “Bota sot” ka treguar një profesionalizëm të pashoq

Sporti

Beba: “Bota sot” ka treguar një profesionalizëm të pashoq

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2015 Në ora: 10:11

Bellma Beba, hendbolliste e Kastriotit të Ferizajt dhe më e mira në Kosovë, tha: “Kur shkruhet vazhdimisht dhe në mënyrë korrekte për sportiste vërtetë është edhe një motiv shtesë për to dhe për të dhënë energjinë në fushë. Gazeta ‘Bota sot’ gjithmonë ka pasqyruar në mënyrë korrekte aktivitetet e hendbollit. Bile shumë herë ka qenë zëri më kritikë që ka ndikuar edhe për të mirën e këtij sporti që të këndellen në shumë rrafshe. “Bota sot” ka treguar një profesionalizëm të pashoq dhe gjithmonë iu ka dhënë hapësirë të merituar hendbollit posaçërisht gjinisë së femrave. Si hendbolliste jam nga Gostivari, por e kam parë se në gazetën tuaj femrat kanë respektin e veçantë dhe vlerësohen e iu jepet hapësirë sportisteve të merituara sidomos për të qarë edhe hallet që i preokupojnë në përgjithësi. Gazetës “Bota sot” iu uroj 20 vjetorin e punës së madhe e të suksesshme dhe jetë të gjatë me qindra vite”..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat