Llorente i pakënaqur te Juventus

Sporti

Llorente i pakënaqur te Juventus

Më: 30 maj 2015 Në ora: 13:42

Shpërthimi i Alvaro Morattas këtë vit dhe goli vendimtar i Alessandro Matrit në finalen e Kupës së Italisë, kanë bërë që Fernando Llorente të mbetet në hije te Juventusi.

Sipas mediave italiane, sulmuesi spanjoll është i pakënaqur me trajtimin e tij në skuadrën bardhezi dhe dëshiron më shumë minuta, sidomos në Ligën e Kampionëve.

Përkundër këtij fakti, Allegri do ta inkuadrojë atë në udhëtimin e fundit sezonal të Juves në Verona, derisa në Champions do ta sulmojë Barcelonën me dyshen Tevez-Moratta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat