Wenger: Wilshere nuk është në shitje

Sporti

Wenger: Wilshere nuk është në shitje

Më: 30 maj 2015 Në ora: 10:29

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka hedhur poshtë spekulimet se ai do ta shesë Jack Wilsheren dhe ka aluduar në një zgjerim të kontratës.

Mesfushori së fundmi u rikthye pas një tjetër lëndimi, që e la atë me vetëm 13 paraqitje në Premier Ligë këtë sezon.

“Unë e bëra Wilsheren të startojë nga mosha 17 vjeçare. Kjo do të thotë se ju nuk mund të shfaqni shenjë tjetër se e dëshironi një lojtar”.

“Ne gjithmonë kemi zgjeruar kontratën e tij dhe kemi qenë të durueshëm me lëndimet e tij. Ai duhet të ndihet i kërkuar dhe i dashur në klub. Ne nuk kemi ndërmend ta shesim”, potencoi Wenger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat