Dallku, krenar që amanetin e presidentit të vrarë e çuam në vend!

Sporti

Dallku, krenar që amanetin e presidentit të vrarë e çuam në vend!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2015 Në ora: 19:52

Kosova ka shumë futbollistë që luajnë me sukses të madh në klubet e ndryshme evropiane e më gjerë. Një periudhë të shkëlqyeshme po e kalon mbrojtësi Armend Dallku, i cili që dhjetë vite është pjesë e skuadrës ukrainase, Vorkla Poltava. Ai për këto dhjetë vite shijojë momente të lumtura, por ka pasur edhe tejet të hidhura. Ai është krenar që realizuan synimin kryesor: kualifikimin në Europa League.

32-vjeçari është krenar që e çuan në vend amanetin e presidentit të vrarë të klubit, Oleg Babajev. Ai ishte vrarë vitin e kaluar, por kishte lënë një amanet të veçantë. Dallku disa vite me sukses ka mbrojtur edhe ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë dhe sot e saj dite kujtohet nga tifozët kuqezi për shpirtin luftarak që ka dëshmuar në fushën e lojës.

Një kapiten i dëshmuar dhe më i merituari që Vorskla Poltava është në vend të pestë me 41 pikë dhe ka tri më pak se vendi i katërt, Zorya. Sot në orën 18.00 si mysafir luajnë me Zorya-n e cila ndeshje është e javës së fundit (e 26-të) e kampionatit ukrainas dhe luftojnë se cila prej tyre do të jetë në vend të katërt. Dallku çmohet shumë në Vorksla dhe fjala e tij ka peshë të madhe.

Futbollisti shqiptar është motivues i madh dhe iu ka dhënë zemër bashkëlojtarëve edhe në momentet më kritike kur ishte klubi. Ai flet ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” për suksesin e klubit, pse ishte aq i mundimshëm ky kampionat dhe pse disa menduan se mund të shpartallohet klubi Vorskla, dhe si i sheh gjasat e Shqipërisë për kualifikimin në Euro 2016 dhe çfarë pret nga Gjykata e Arbitrazhit në lidhje me takimin e ndërprerë Serbi-Shqipëri?

“Bota sot”: Një javë pa përfunduar edicioni në Ukrainë, Vorksla Poltava siguroi kualifikimin në Europa League. A ishte një rrugë e mundimshme e këtij kolektivit?

Armend Dallku:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat