Zyrtare: Benitez vendos për të ardhmen

Sporti

Zyrtare: Benitez vendos për të ardhmen

Më: 28 maj 2015 Në ora: 13:17

Rafa Benitez ka konfirmuar largimin nga Napoli. Ai pritet që të emërohet trajner i Real Madridit.

Trajneri spanjoll, Rafa Benitez, ka konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi i Napolit, të cilin e mori para dy viteve.

Ndeshja ndaj Lazios, e cila do të luhet në fundjavë, do të jetë e fundit për trajnerin spanjoll në krye të skuadrës nga San Paolo, shkruan Gazeta Express.

"Unë falënderoj Presidentin, kompaninë dhe gjithë tifozët, sepse pas dy vitesh unë do t’i jap fund përvojës time këtu në Napoli”, ka deklaruar Benitez në konferencën për media.

“ Të dielën ne do të kemi një ndeshje shumë të rëndësishme dhe unë dua ta përfundojë dy vjetirin tim këtu me fitore”, ka theksua ai.

Benitez, shumë shpejtë pritet të emërohet trajneri i Real Madridit. Ai do ta zëvendësoi të shkarkuarin Carlo Ancelotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat