Skënderbeu në Austri

Sporti

Skënderbeu në Austri

Më: 25 maj 2015 Në ora: 16:22

Ende pa u mbyllur festimet dhe jehona e titullit të pestë rresht, Skënderbeu mendon për Europën. Ashtu si vitet e shkuara, skuadra korçare do të akomodohet në Tirol të Austrisë për rreth 3 javë. Bardhekuqtë do të spostohen në Austri në datën 14 qershor dhe do ta përfundojnë fazën përgatitore në 7 korrik. Ky vendim është marrë për shkak të kushteve optimale që ofron klima malore në muajt më të nxehtë të vitit. Skuadra do të grumbullohet fillimisht në kompleksin “Tropikal” në Durrës përpara nisjes për në Austri ku do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Drejtuesit e klubit nuk kanë bërë ende me dije kundërshtarët e kampionëve por aktualisht po punohet për caktimin e kundërshtarëve ndaj të cilëve Skënderbeu do të kryejë testet e fundit përpara nisjes së eleminatoreve të UEFA Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat