Roma i futet garës për Lacazetten

Sporti

Roma i futet garës për Lacazetten

Më: 25 maj 2015 Në ora: 06:49

Roma është në kërkim të një sulmuesi goli dhe si duket e ka gjetur atë.

Skuadra nga kryeqyteti italian nuk ka një sulmues tipik që shënon mbi 20 gola në stinor dhe ky fakt e ka penalizuar atë.

Sipas medieve italiane, objektivi më i ri i Romës, është talenti francez Alexandre Lacazette i cili ka shkëlqyer këtë edicion me Lyonin.

Vlera e tij sillet rreth 30 milionë euro, para që Roma pritet t’i ketë të gatshme pasi të futet në Ligën e Kampionëve.

Për 23-vjeçarin interesim të madh kanë shprehur edhe dy skuadrat spanjolle, Valencia dhe Atletico Madrid, ndërsa në Angli kërkohet nga Liverpool dhe Arsenal.

Lacazette ka qenë i lidhur me Romën edhe pesë vite më parë, por atë kohë ‘Giallorosët’, ngurruan ta transferonin autorin e 27 golave këtë edicion në Ligue 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat