Hysaj titullar, Empoli barazoi me Sampdorinë

Sporti

Hysaj titullar, Empoli barazoi me Sampdorinë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2015 Në ora: 14:37

Empoli në çastet e fundit lëshoi fitoren nga duart. Skuadra e Empolit si vendas barazoi 1:1 me Sampdorinë, në ndeshjen e javës së parafundit të Serie A.

Futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj, bëri paraqitje të mirë me Empolin, por të pafat që të ndalin tri pikë. Mbrojtësi shqiptar ishte ndër më luftarakët në fushë dhe luajti tërë takimin. Ndërkaq, Pucciarelli në minutën 57-të konkretizoi për vendasit, mirëpo Sampdoria barazoi në çastet e fundit pikërisht në minutën e 90+1’ me golin e kamerunasit Eto’o. Sampdoria është në vend të shtatë me 55 pikë, kurse Empoli ngjitet i 14-ti me 42 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat