Fazliu shënoi, Partizani në Evropë

Sporti

Fazliu shënoi, Partizani në Evropë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 19:13

Sulmuesi nga Kosova, Astrit Fazliu, me ekipin e Partizanit nga Tirana, siguruan biletën për në garat e Europa League. Partizani shënoi fitore me rezultat 3:0 ndaj Elbasanit vendas, në ndeshjen e javës së fundit (36-të) të Kampionatit të Shqipërisë në futboll. Astrit Fazliu, ish-futbollist i Prishtinës, në minutën e 67-të, shënoi pas asistimit të Labinot Ibrahimit për fitoren bindëse me rezultat 3:0, ndërsa dy gola tjerë i realizuan: Krasniqi (28′) e Bylykbashi (57). Me këtë fitore Partizani ruan vendin e tretë me 73 pikë dhe zyrtarizon kualifikimin në Evropë. Mentor Mazrekaj, Astrit Fazliu, Labinot Ibrahimi dhe Amir Rrahmani u paraqitën titullarë për Partizanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat